Wednesday, December 4, 2013

Shkëndije Mujaj e re me pseudonim “Kallashi” (FOTO LAJM)

Flitet se do të jetë bomba e skenës shqiptare, pasi ajo ka menduar se do t’i futet rrugës së muzikës, ndërsa në rrjetin e saj social është duke bërë namin me foto shumë “hot” dhe provokuese. Deri tani ka vetëm një pseudonim që e përdor, "Kallashi Kodresha", e që në këtë profil shfaqet gjatë linkut edhe një emër tjetër si Adelina Hoxha, por nuk dihet ende emri i saj i vërtetë. Mësohet se vajza është një valltare e njohur, e cila dëshiron t’i hyjë edhe botës së muzikës, madje ka gati këngën e saj të parë, punuar nga "Dj Wron Don". Gjithashtu ajo ka besim se do të jetë një artiste shumë e pëlqyer dhe e ndjekur, edhe falë formave të saj. "Kallashi" është nga Kosova dhe, siç duket, ia ka marrë të gjithë vëmendjen e dikurshme aq të madhe që kishte këngëtarja me poza "hot", Shkëndije Mujaj. Por a do të rrëmbejë ajo edhe fansa me zë apo do të jetë vetëm një kërcimtare elektrizuese, kjo pritet të shihet.

No comments:

Post a Comment