Saturday, December 7, 2013

Miley Cyrus kësaj radhe ia dridh Babadimrit (Foto+Lajm)

Ky vit ka qenë plot me polemika, kritika, reagime për Miley Cyrus për shkak të ndryshimeve të saj drastike në skenë, por mesa duket ajo ka zgjedhur që edhe fundin e vitit 2013 ta zgjedhë të tillë. Mbrëmjen e kaluar në Los Angeles Cyrus zgjodhi një viktimë të re, në formën e Babagjyshit të Krishtlindjes për të realizuar performancën e rradhës. Veshur më shumë se sa herët e tjera, 21-vjeçarja kishte zgjedhur ngjyrat e Krishtlindjes dhe ekipi i saj shoqërues po ashtu. Sigurisht që lëvizjet e saj në skenë ishin mjaft provokuese. Miley mbetet Miley.

No comments:

Post a Comment