Saturday, December 7, 2013

Ngjan me Krishtin, përjashtohet nga gara

Britaniku Nathan Grindal ngjan me Krishtin, ndaj ai nuk lejohet të marrë pjesë në një turne të lojës me shigjeta, të quajtur Cash Converters Players Champions. Vitin e kaluar sapo ai mori pjesë në ktë turne të njerëzit filluan të bërtisnin “Krishti, Krishti”. Për këtë shkak, edhe pas kërkesës së pjesmarrësve të tjerë, të cilët thanë se Grindal u krijonte shperqëndrim, ai u përjashtua nga gara. Madje, tashmë Grindal nuk lejohet të marrë pjesë as si spectator, për shkak të reagimit që ai shkakton tek njerëzit.“Unë nuk kam faj që i ngjaj Krishtit”, shprehet i dëshpëruar Grindal

No comments:

Post a Comment