Thursday, December 5, 2013

Cavani shënjestër e Arsenalit

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, është bërë pjesë e planeve të klubit anglez, Arsenal. Futbollistit uruguaian, edhe pse bëri bujë me kalimin në Parc de Princes (nga Napoli), nuk i pëlqen fakti se po luan nën hijen e yllit të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic. Zbuluesi i talentëve të Topçinjve, Gilles Grimandi, e ka ndjekur ndeshjen ndërmjet PSG dhe Lyonit për të përcjellë edhe të riun Adrien Rabiot, i cili po ashtu është shënjestër e Arsenalit. Mungesa e minutazhit te klubi francez mund të bëjë që francezi 18-vjeçar të kërkojë një klub tjetër për t’u zhvilluar dhe kush tjetër mund të ndërtojë lojtarë më mirë sesa Arsene Wenger. Sipas Le Parisien, gjasat janë të mëdha që Rabiot ta pranojë ofertën për të kaluar në Emirates, ndërsa sa i përket Cavanit gjërat janë të paqarta kur dihet çmimi i tij.

No comments:

Post a Comment