Saturday, December 7, 2013

Kriz e madhe per Manchester United .(FOTO )

Manchester Unitedi ka pësuar humbje prej 0-1 nga Newcastle United para tifozëve në Old Trafford. Pas një gjysme të parë thuajse të barabartë, skuadrat shkuan në pushim pa i prekur rrjetat. Në pjesën e dytë, mysafirët arritën në epërsi me anë të Yohan Cabaye (61’), i cili u asistua nga Moussa Sissoko, pas pastrimit jo të mirë të Evras. Në vazhdim, Van Persie arriti ta fusë topin në rrjet, mirëpo festa e vendasve u ndërpre shpejt, duke qenë se holandezi ishte në pozitë jashtë loje. Djajtë e Kuq bënë presion në mbyllje të sfidës, megjithatë nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e Newcastle. Adnan Januzaj, i cili luajti nga minuta e parë, ishte i angazhuar vazhdimisht gjatë lojës duke shfaqur rrezik, mirëpo nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij që të nxirrte rezultat pozitiv. Manchester Unitedi është në vend të nëntë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara pas 15 javësh. Pozita e parë që mbahet nga Arsenali është 12 pikë larg, ndërsa Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./QYSHDUSH/.

No comments:

Post a Comment